Bahar Şahin, imazhi i ri i “MAG”!

Showbiz

Aktorja Bahar Shahin ose siç e kujtojmë, personazhi i Xheren në serialin “Stambolli i Pamëshirshëm”, duket se nuk i trembet kritikave. Vetë aktorja e bukur e cila shpesh është admiruar për pamjen e saj dhe personazhet e përcjella plot elegancë dhe finesë,  është shprehur se është pjesë e përditshmërisë së aktorëve të kritikohen dhe kjo do të ndodhë gjithmonë me ta, por profesionistët e vërtetë, nuk duhet të heqin dorë. Aktorja e talentuar ka rrëfyer për MAG, aventurën e saj në karrierë si edhe shumëçka për veten. Konkretisht Bahar përmendi projektin e fundit ku do të shfqaqet në rol kryesor dhe tregoi se xhirimet sapo kanë përfunduar e shumë shpejt ajo do të jetë pranë shikuesve përmes një platforme dixhitale. Duke folur për to, aktorja tha se aty mund të jesh i lirë përsa i përket aktrimit. Kufizimet për televizionin nuk ekzistojnë dhe personazhi mund të pasqyrohet në mënyrë më realiste. Lidhur me përfshirjen në rolin e saj të ri, Bahar ka ndarë një eksperience ku rrëfeu se i është dashur të mësojë gjermanisht në një kohë shumë të shkurtër. Të mësonte dhe interpretonte në këtë gjuhë ishte një sfidë për aktoren, e cila përgatiti fansat duke ju treguar se përmes personazhit të saj, të ri, ata do të njihen me një Bahar krejtësisht ndryshe!