Aktorja e njohur Bade İşl, e cila është vlerësuar vazhdimisht për aktrimin e saj, ka pranuar së fundmi se nuk kishte një person në jetën dhe zemrën e saj që pas divorcit me biznesmenin e njohur Malkoç Sulap. Aktorja bukuroshe dhe Sulap qëndruan të martuar gjatë viteve 2013 – 2016. Ata janë prindër të një djali të cilin e quajtën Azur. Së fundmi, aktorja i është përgjigjur pyetjeve lidhur me jetën e saj private gjatë një hapësire me pyetje-përgjigjeve në Instagram.
Iscil të cilën e kujtojmë me portertizimin e personazhit të Banu Sinaner në serialin “Kuzey dhe Guney” , ka deklaruar pa hezitim se zemra e saj është bosh që nga dita e divorcit dhe ajo është ende në kërkim të dashurisë. Aktorja, e cila në çdo rast ka pranuar se ndihej gati për dashuri,u shpreh: “Çfarë të bëj, a duhet të bëj reklamë në faqet e verdha? Unë jam duke pritur për një burrë që është më i guximshëm se unë“. Pati nga ata se e kuptuan këtë mesazh të aktores në kontekstin e shakasë por pati edhe të tjerë të cilët e morrën shumë seriozisht deklaratën e aktores dhe ju përgjigjën asaj përmes komenteve se ishin persona me natyrë të guximshme.