Baby G flet për herë të parë për partnerin dhe projektet e reja!

Showbiz

babyg
Baby G ka folur për jetën e saj personale, por edhe karrierën në muzikë dhe shpesh të dyja lidhen me njëra tjetrën. Kjo për arsye se partneri i saj, Lim Hoti është gjithashtu një artist i ri në tregun muzikor.Ata e bënë publike lidhjen e tyre më 14 shkurt, dhe së shpejti do të publikojnë këngën e tyre të parë duet:“Është një këngë shumë e bukur. Kam thënë se nuk do bëj këngë dashurie, por bie në dashuri dhe fillon të pëlqesh gjëra të tjera. Edhe klipin e kemi bërë në Paris. Duket si film, jo si klip muzikor, por si një histori, jo vetëm për mua dhe Limin, por për cdo njeri që ka një “Ride or Die”, një “Pretty Gangsta”.

baby

Por ky nuk është projekti i vetëm që ata kanë bashkë. Baby G zbuloi se ata do të hapin në Tiranë një studio diskografike, ku do t’i japim mundësi zhvillimi të rinjve të talentuar në muzikë.“E dua shumë Tiranën. Është një qytet i mrekullueshëm. Kam qëndruar më shumë në Kosovë dhe atje e kam pëlqyer, por si në Tiranë nuk ka. Po punoj me nji label që po hap me një artist të ri, me Lim Hotin këtu në Tiranë. Këtë e kemi hapur vetëm për veten një herë. Kemi investuar cdo gjë vetë. Pas 1 viti ose 6 muajsh do shohim si shkon puna dhe të hapim një studio më të madhe për të rinjtë. Nuk do jetë vetëm label, por edhe si shkollë që mëson si të jesh artist.”- ka treguar këngëtarja.