Babai i Meghan Markle sapo i dha «goditjen» e fundit dukeshës me atë çka publikoi!

Showbiz

meghan dsm
Marrëdhënia mes Meghan Markle dhe babait të saj sa vjen e bëhet më e tensionuar, dhe për këtë duket se po kujdeset vetë ai. Së fundmi, në një intervistë të gjatë të dhënë për “Daily Mail”, i ati i dukëshës tregonte hapur disa detaje nga raporti i ngrirë me të bijën duke zbuluar se ai është munduar shpesh të afrohet me Meghan por janë ajo dhe Princi Harry ata që vënë barriera mes tyre.

letra

“Ata kanë besuar çdo gjë negative që është shkruar për mua”- është shprehur ai. Ndërkohë sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, ai i ka dhënë goditjen e fun dit marrëdhënies së tij me Meghan, duke i publikuar letra dhe kartolinat që ajo ia ka dërguar atij para disa vitesh. Ndër to ai ka publikuar edhe ftesën e dasmës së parë të Meghan. Problemi qëndron se ftesa në fjalë ka si foto Meghan dhe ish-bashkëshortin e saj, me rroba banjo në plazh.

meghhhhhan

Publikimi i kësaj ftese s’do ishte e hijshëm për askënd që tani ka një martesë të lumtur me dikë tjetër, aq më pak për Meghan që duhet të ruajë edhe figurën e saj si dukeshë. Pas këtij veprimi, vështirë të rikuperohet marrëdhënia babë e bijë.