Në dasmën mbretërore të mbajtur pak kohë më parë Meghan Markle shkoi drejt altarit e shoqëruar nga Princ Charles, pasi i ati i saj nuk mund të vinte për arsye shëndetësore. Ditën e sotme Thomas Markle në një intervistë për një media britanike ka folur për herë të parë rreth dasmës dhe i përlotur tregoi se ndihej mjaft keq që nuk ishte dora e tij ajo që do të çonte të bijën drejt altarit.
I pyetur rreth marrëdhënies me Princ Harryn ai habiti me përgjigjen duke treguar se nuk e ka takuar asnjëherë Princin dhe se ai ja ka kërkuar dorën e vajzës nëpërmjet telefonit. “Harry më ka kërkuar dorën e vajzës time përmes telefonit” ka shpjeguar ai, “dhe unë i jam përgjigjur: ‘je kaq i mirë,por më premto që kurrë nuk do të ngresh dorë kundër vajzës sime’,- është shprehur Thomas.