Babai i Meghan bën sërish deklaratën, pak ditë para ditëlindjes së saj!

Showbiz

thomas dtl
Në datën 4 gusht, Meghan Markle feston ditëlindjen e saj të 37-të. Ajo me siguri do marrë dhurata pa fund dhe urime nga bashkëshorti dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore. Por, mijëra kilometra më tej, në Meksikë, ndodhet babi i saj i cili do e kalojë këtë ditë me zemër të thyer. Në një deklaratë të dhënë së fundmi për mediat ai ka treguar se ky është momenti më i vështirë i jetës së tij dhe do të preferonte që më mirë të vdiste se sa të kalonte këto momente tmerri.

meghan grim
“Jam shumë i lënduar që ajo ka shkëputur çdo lloj lidhje me mua. Më parë kisha numrin e saj të kontaktit, por tani nuk kam më asgjë sepse përmes atyre numrave nuk lidhem dot më. Nuk ka më asnjë mënyrë sesi të komunikoj me time bijë. Është ditëlindja e saj me 4 gusht dhe dua t’i nis një dhuratë. Por nëse ja dërgoj në Kensington Palace, jam i sigurtë që do të jetë një dhuratë më shumë nga ato që do të marrë dhe ndoshta nuk do e shoh më kurrë. Më mirë të kisha vdekur, e të mos i shihja këto ditë” – u shpreh Thomas Markle.