Babai i Dua Lipës feston 50 vjetorin në festën më ‘cool’ që keni parë!

Showbiz

dukagjin lipa
Babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa ka festuar dje përvjetorin e tij të 50-të.E dimë, askush s’e besoi këtë shifrën më lart derisa pamë tortën dhe qirinjtë mbi të. Një pjesë e mirë e fansave të Dua-s e kanë fiksim babain e saj dhe prandaj, e shohin me aq kërshëri sa dhe vetë këngëtaren.Si e pret ditëlindjen babai më i famshëm i momentit? Sigurisht që me një super super festë!

 785 0 5c7a483a6a786

Dua dhe gjithë pjesa tjetër e familjes duket se kishin menduar një festë surprizë për të atin dhe gjithçka ka shkuar sipas planit.Fillimisht familja Lipa e filloi me një darkë private.Vetë Dukagjin Lipa postoi në Instastory disa foto nga atmosfera aty- dhe nuk kishte as një ide që festa e vërtetë s’kishte filluar ende!Miqtë dhe të afërmit duket se po prisnin familjen bashkë me djaloshin e ditëlindjes në shtëpinë e kthyer në disko.Siç duket nga foto, ish-këngëtari i grupit ODA s’i mban dot emocionet kur sheh surprizën!

 785 0 5c7a47198d7e8

Pjesa më e bukur mbetet ajo e tortës. Dua, e veshur me një fustan të gjelbër shfaqet drejt të atit me tortën në dorë, ndërkohë që dëgjohen zëra që thonë: “Mendo një dëshirë, mendo një dëshirë!”“Të gjitha dëshirat e mia janë plotësuar!”- përgjigjet ai dhe kush mund t’i mbante brohoritjet?Çfarë mund të kërkojë më tepër një baba përveçse një familjeje të lumtur dhe një vajzë me 2 çmime Grammy në moshën 23 vjeçare?!

 785 0 5c7a472793c1b