Babai i Britney Spears jep dorëheqjen nga kujdestaria e saj

Showbiz

Babai i Britney Spears ka rënë dakord të japë dorëheqjen nga roli i tij si kujdestar i pasurisë së Britney-t pas 13 vjetësh, vendim të cilin avokati i yllit të popit e konsideroi një fitore të madhe.

“Ne jemi të lumtur që Spears dhe avokati i tij kanë pranuar sot në një dosje se ai duhet të hiqet,” tha avokati i këngëtares, Mathew Rosengart.

Jamie Spears, i cili ka kontrolluar jetën e Britney-t, nga financat te stili i jetesës që prej problemeve me shëndetin mendor në vitin 2008, ra dakord të tërhiqej në dokumentet e paraqitura të enjten në gjykatë.

Britney Spears do të jetë nën kujdesin e profesionistes Jodi Montgomery, e cila menaxhon çështjet e saj personale dhe mjekësore.