Regjisori dhe aktori i njohur, Quentin Tarantino, është bërë baba për herë të parë në moshën 56-vjeçare. Partnerja e tij, Daniella Pick, ka sjellë në jetë një djalë, të cilit nuk ia kanë zbuluar ende emrin. Lajmin e ka bërë publik vetë Tarantino, përmes një prononcimi për revistën ‘People’.
