Aytaç Şaşmaz këtë herë i është dashur të përgjigjet lidhur me aludimet e një dashurie të porsalindur mes tij dhe aktores Hande Doğandemir. Duke qenë i qartë dhe aspak i lëkundur aktori u përgjgj:
“Unë dhe Hande do të luajmë në një shfaqje teatrore. Ne po përgatitemi për një shfaqje të bukur dhe do të jemi për herë të parë në skenë së bashku në shkurt. Pas provave do të darkojmë si ekip. Nuk ka një romancë”.
Doğandemir e cila e nisi vitin 2023 me një sukses të madh në projektin i cili është një film bazuar mbi ngjarje të vërteta, javën e kaluar gjithashtu i hodhi poshtë këto pretendime, duke i quajtur ato të pabazuara.