Aytaç Şaşmaz krenar për vëllain: “Jam përlotur dhe emocionuar pa mas”

Showbiz

Aytaç Şaşmaz së fudnmi ka marrë pjesë në premierën e projektit ku vëllai i tij ishte aktori kryesor dhe portetezonte këngëtarin e njohur turk Barësh Akarsu. Shazhmaz duke e lavdëruar punën e vëllait, zbuloi se kishte ardhur me një frymë dhe i pushtuar nga emocionet po priste me padurim ta shihte filmin.

Duke shpjeguar se gjatë xhirimeve, kishte ndjekur shpesh nga afër punën e të vëllait İsmail Ege Shashmaz, aktori pranoi se kishte ndjerë se po  pushtohej nga emocionet dhe zbuloi se e ka njohur çdo fazë të këtij projekti artistik.“Këngët e këngëtarit që të gjithëve na pëlqejnë po këndohen në prapaskenë dhe une ende ndihem i emocionuar. Kjo ditë  është ditë e çmuar për vëllain tim por edhe për mua. Ndihem i lumtur dhe krenar për të sepse Ismaili e hodhi çdo hap siç duhej”, u shpreh aktori teksa shtoi se mes lotësh gëzimi dhe emocionesh, kishte ndjekur nga afër këngët dhe tingujt e kitarës së vëllait të tij teksa interpretonte gjatë xhirimeve…

Gjithashtu aktori nuk la pa përmendur projektin e tij të ri. Ai tregoi se së bashku me ekipin kishin punuar me intesitet duke kaluar orë të gjata në sheshxhirim dhe duke shpresuar se projekti ku ai do të merrte pjesë i përgjigjej shijeve të publikut