Aytaç Sasmaz dhe Cemre Baysel/ Të dashuruar si në ditën e parë

Showbiz

Një nga çiftet më të dashura të aktorëve Ajtaç Shashmaz dhe Cemre Bajsel, miqësia e të cilëve nisi t’i jepte një tjetër drejtim ndjenjave të miqësisë në sheshxhirimin e projektit ku ata ndanë punën e tyre së bashku, së fundmi është pasqyruar në objektivin e kamerave teksa po largoheshin nga një mbrëmje argëtuese. Aktori, i cili portretizon personazhin e Emresë në serialin “Hekimollu, doktori rrebel”, në një intervistë të shkurtër ka treguar se në jetën e tyre të dashurisë gjithçka shkon shumë mirë dhe të dy ndihen të dashuruar çdo ditë si në ditën e parë. Gjithashtu Bajsel e cila i dha jetë personazhit të Melisës në serialin “Mos ma lësho dorën”, dukej në formë të shkëlqyer! Duke folur edhe për projektet e reja, Shashmaz tregoi se shpreson që së shpejti të ndaj lajmin e mirë me fansat për një projekt të afërt të ndërtuar mbi një skenar të këndshëm me aventura verore. Më pas aktori ka shpejtuar hapat drejt makinës për t’u larguar së bashku me partneren e tij në jetë dhe sheshxhirim.