Ayla pas lajmeve që vërshuan për skenat e saj erotike me Cagatay Ulusoy duket se ka reaguar menjëherë. Personazhi protagonist që ajo luan në film quhet Leyla, një vajzë që është totalisht e dashuruar me punën e saj deri në momentin kur në jetë i shfaqet Cagatay i cili në rol quhen Hakan. “Na u desh rreth një javë përgatitje për ato skena. Por ne jemi profesionistë dhe dimë të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të plotësojmë çdo hapsirë që mund të krijohet”,- ka thënë ajo.
Nuk ja kishte marrë mendja se kjo do të ishte një nga skenat më të përtfolura dhe komentuara. Aktorja mendon se ku ka aktrim nuk është nevoja për aludime të tjera. “ Kur merr përsipër filmin, ti shikon dhe bie dakord për skenarin. Nuk ka kthim pas! Është madje një privilegj për ne që jemi filmi i parë turk që bashkëpunon me Netflix. ” ka thënë Ayla për ta përmbyllur.