Aktorja e famshme Ayça Turan, e cila takohet aktualisht me publikun si personazhi i Merjemit, protagonistes së serialit “Përralla a Pafajësisë”, në Kanal D Drama, apo Hazirani, protagonistes së serialit “Perrallë ne Ishull”, transmetuar nëVision Plus, ka një përgjigje ndaj zërave që flasin për jetën e saj private.
Aktorja, së fundmi ka reaguar ndaj pretendimeve të kohëve të fundit se midis saj dhe Alp Navruz ka kriza të shpeshta xhelozie. Turan ka shpjeguar se lidhja e dashurisë mes tyre është e ndërtuar mbi besimin dhe ata të dy arrijnë ta kontrollojnë xhelozinë.
“Më besoni miq, disa gjëra i mësoj falë jush, ju siguroj se mes nesh nuk ka vend xhelozia”,shprehej aktorja në deklaratën e saj, përmes së cilës ka synuar të mohojë aludimet mbi një xhelozi, sipas saj ‘të sajuar’.