Ayca Turan zbulon detaje nga projekti i ri/ Aktorja tregon përse e dashuron zhanrin në cilin interpreton

Showbiz

Ayça Turan e cila ditët e fundit u fokusua nga objektivi i kamerave dhe i apareteve duke shijuar dashurinë e saj dhe pushimet me aktorin Alp Navruz, së fundmi i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas kthimit në rutinën e saj të përditshme. Aktorja ka treguar se ndihet shumë e emocionuar teksa po pret me padurim t’i prezantohet publikut në projektin e saj të fundit. Turan tregoi se këtë herë bëhet fjalë për një film i cili do të kënaqë admiruesit e zhanrit komedi-romancë. Në rrëfimin e saj, aktorja tregoi se personazhi që ajo do të interpretojë e bëri të dashurohej me të dhe projektin që nga leximi i parë. Ajo tregoi se xhirimet do të vazhdojnë pa pushim deri në mesin e muajit gusht. Pa dashur të zbulojë detaje të tjera, ajo tha se rikthimi para kamerës me një tjetër histori të fortë dashurie e entuziazmon pa mas dhe ndihet mirënjohëse ndaj interpretimeve të këtij zhanri ku e gjen veten më së miri. “Sepse, shpjegoi ajo- ishte pikërisht një projekt në këtë zhanër që më solli jo vetëm suksesin dhe famën por edhe fitoren më të madhe nga ky profesini, dashurinë e jetës!”