Aktori i pashëm Furkan Andiç me të cilin takohemi çdo pasdite në Kanal D Drama, përmes personazhit të Ateshi në serialin romantic “Romancë në derën ngjitur”, së fundmi takohet sërish me kolegen e tij, aktoren e njohur Ayça Turan, në projektin e ardhshëm të tyre. Në vitin 2017, dy aktorët e njohur kanë ndarë rolet kryesore në serialin “Merjem”, i cili transmetuar për publikun shqiptar nga Tring.
Në bashkëpunimin e tyre të radhës Turan dhe Andiç do të ndajnë sërish rolet kryesore, për një projekt për të cilin do të xhirohet gjatë muajve të verës dhe për të cilin ndërkohë xhirimet kanë nisur. Është mësuar se bëhet fjalë për një film dhe ngjarjet do të zhvillohen në Izmir. Skenat e para kanë filluar të xhirohen dhe bashkëpunimi i cili i vendos përsëri përballë dy aktorët e brezit të ri duket tashmë si garanci për suksesin e projektit.