Hülya Avşar zbulon planet dhe projektet e reja

Showbiz

Hülya Avşar është kapur nga kamerat në fushën e tenisit duke ndjekur një ndeshje së bashku me vajzën e saj Zehra. Pas përfundimit të ndeshjes, aktorja dhe këngëtarja, e cila ushqen pasione të shumta ku ndër to bën pjesë edhe ai për tenisin, u shpreh se i kishte pëlqyer ndeshja që ndoqi dhe rrëfeu se edhe vetë stërvitet e luan tenis me miqtë e saj herë pas here.

Duke ndarë mendimin e saj për tenisin që luhet sot, Avsar u përgjigj se ende luhen ndeshje emocionuese dhe sfiduese nga të apasionuarit e vërtetë me këtë sport, ata që e praktikojnë vazhdimisht, ata që janë rritur me dashurinë për të.

Gjithashtu ajo tregoi do të organizohej se një turne çmimesh, prej saj dhe bashkëpuntorëve të saj për të ftuar në fushën e tenisit më të mirët e për t’ju dhuruar atyre çmimet e merituara!  Avsar ka folur edhe për prapaskenat e xhirimeve për projektin e ri, i cili vjen nga fusha e muzikës dhe është publikuar ditët e fundit.

Ajo ka falënderuar për bashkëpunimin dhe punën e mirë ekipin, ndërsa është shprehur se beson shumë se kjo këngë do të pëlqehet dhe do të jetë një nga kolonat zsanore më të dëgjuara gjatë periudhës së fundvitit.Gjithashtu tregoi se është duke lexuar një skenar, historia e të cilit i ka marrë mendjen dhe mendon se pikërisht ai skenar do të shndërrohet në projektin e saj të radhës.