Avokati i Justin Timberlake ka folur pas arrestimit të këngëtarit

Showbiz

Avokati i Justin Timberlake ka folur pas arrestimit të këngëtarit nën akuzat për dhënie të makinës në gjendje të dehur. Edward Burke Jr, avokati që mbron çështjen e Timberalake lëshoi një deklaratë që u raportua gjerësisht nga mediet e huaja. “Burke mezi pret të mbrojë fuqishëm zotin Timberlake kundër këtyre akuzave. Ai do të ketë shumë për të thënë në kohën e duhur. Ai është aktualisht në pritje të procedurës së të plotë nga zyra e Prokurorit të Distriktit”, thuhej në njoftimin zyrtar. Timberlake u arrestua në mëngjesin e hershëm të së martës më 18 qershor.

Këngëtari i dhjetra hiteve u ndalua nga policia pas daljes së tij nga ‘American Hotel’ në Sag Hrbour, ku kishte kaluar kohë me miqtë e tij. Timberlake u përball me një akuzë për vozitje në gjendje të dehur dhe me dy shqyrtime, një për mos-respektimin e shenjës stop dhe për dështimin për të qëndruar në korsi.