“Avatar 2” vlerësohet filmi i shtatë më fitimprurës i të gjitha kohërave

Showbiz

Vazhdimi i suksesshëm i James Cameron, “Avatar: The Way of Water” ka fituar 1.708 miliard dollarë (1.59 miliard euro) në nivel global, duke kaluar kështu “Jurassic World” (1.67 miliard dollarë/1.55 miliard euro). Në këtë mënyrë,  ky film renditet i shtati me fitimet më të larta të të gjitha kohërave. Avatar 2” kryesoi listat e biletave në kinematë amerikane për katërt fundjava radhazi. Sipas Box Office , derisa fitimi botëror i filmit tejkaloi totalin prej 1.7 miliard dollarëve (1.59 miliard eurove), e bëri atë një nga filmat me fitimet më të larta në historinë e filmave dhe kinemasë.

Ndërkohë, në arkat ndërkombëtare, renditet filmi i pestë me më shumë fitime. Bazuar në shitjet e biletave në mbarë botën, “Avatar: The Way of Water” është gjithashtu filmi me fitimet më të madha i publikuar në vitin 2022, si dhe filmi i dytë me fitimet më të larta të epokës së pandemisë, pas “Spider-Man: No Way Home” të vitit 2021 (me 1.91 miliard dollarë/1.77 miliard euro përfitime).

Me këtë ritëm, “Avatar 2” ka një shans të madh për të kaluar përfitimet prej dy miliardë dollarësh në mbarë botën. Pesë filmat e vetëm në histori që kanë tejkaluar shifrën prej dy miliardë dollarësh janë: “Avatar” (2.9 miliardë dollarë/2.7 miliard euro), “Avengers: Endgame” (2.79 miliardë dollarë/2.59 milionë euro), “Titanic” (2.2 miliardë dollarë/dy miliardë euro), “Star Wars: The Force Awakens” (2.069 miliardë dollarë/1.92 miliard euro) dhe “Avengers: Infinity War” (2.04 miliardë dollarë/1.9 miliard euro). Kujtojmë se James Cameron ka realizuar dy prej këtyre pesë filmave “Avatar” dhe “Titanic”.