Ava Max, ka publikuar ditët e fundit projektin e saj më ri muzikor. “Dancing’s Done” titullohet kënga e re e shoqëruar me një videoklip në të cilin këngëtarja shfaqet shumë sensuale nën shkëlqimin e diamanteve dhe flokëve në ngjyrë të kuqe të ndezur.
Këngëtarja shqiptare la pas një vit me suksese të shumta, pasi nominimeve në “MTV Europe Music Awards”, “Los 40 Music Awards”, “MTV Video Music Awards”, e “People’s Choice Awards”.
Ndërkohë duket se edhe ky vit ka filluar me hapa suksesi për të, ndërsa gjithmonë e më shumë emri i saj po promovohet në çdo anë të botës.