Modelja e njohur Aurela Hoxha ka publikuar prej pak ditësh pamje nga pushimet e saj në Tajlandë. Siç edhe u kuptua nga postimet në ‘Instagram’, modelja ka udhëtuar bashkë me miqtë e saj, Alban Ramosajn dhe Endrit Mërtirin.
Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së tyre në vendet ekzotike, por nga sekuencat e publikuara prej tyre duket se nuk janë vetëm pushimet.Destinacionet e zgjedhura janë të magjishme. Nga Tajlanda në Bali, personazhet e njohur publikë kanë dhuruar imazhe magjepsëse dhe kanë sjellë një atmosferë të ngrohtë virtuale.