Kohët e fundit Aurela është angazhuar me fotosesione të shumta në vende të ndryshme të botës. Prej disa muajsh modelja është shpërngulur në Barcelonë, ku po punon për projektet e saja të reja. Por, në kuadër të projektit të ri, lançimit të një linjë rroba banjosh me emrin e saj, Aurela ka filluar të bëjë foto të ndryshme në plazh.
Gjatë këtij procesi, modelja ka patur një incident të vogël, të cilin nuk ka ngurruar ta ndajë me fansat. Në videon e postuar prej saj, shihet teksa pozon duke u mbajtur në një pemë dhe papritur bie që aty. Videoja ka ngjallur shumë reagime ‘funny’ nga komentuesit dhe mbi të gjitha për faktin që ka qenë vetë ajo e ka ndarë një moment të tillë.