Vëmendja e gjithë botës ka qenë këto ditë në Festivalin e Kanës, ku të pranishme ishin dhe disa personazhë shqiptarë. Aurela Hoxha ishte një prej tyre, që ka ndarë disa çaste dhe në rrjetet sociale.
Me “smokey” eyes dhe një fustan sensual të verdhë të markës “Balenciaga” ajo shkëlqeu në tapetin e kuq.Por nëse kthehemi pak pas në kohë, kuptojmë që Aurela Hoxha në Kanë ka veshur një fustan si ai i Rihannës në Grammy Awards 2014. Rihanna kishte zgjedhur një fustan të Alexandre Vauthier Couture në atë kohë. Ndonëse ka disa detaje dalluese tek të dy fustanet, prerja e tyre është thuajse e njëjtë.Dhe të dyjave i shkon shumë, me elegancën që përcjellin.