Aurela Gaçe zbulon surprizën e 2019-ës!

Showbiz

gace

Genc Prevlukaj publikoi në datë 6 Janar, këngën e tij më të fundit me titull ‘Ylli e hana’. Ky ishte një sukses i radhës për këngëtarin, sepse ajo u pëlqye menjëherë nga fansat dhe këtë e treguan klikimet e këngës. Mesa duket dhe këngëtares Aurela Gaçe, i ka pëlqyer shumë ky projekt, pasi ka vendosur ta ripublikojë këngën në ‘Instagram-in’ e saj. “Mu kujtuan krijimet e tua të para me këtë këngë”, ka shkruar ajo mbi video.

49767961 382930072517405 3959330041497649152 n 272x400

Ndërkohë nuk ka vonuar dhe përgjigja e Gencit, i cili ka zbuluar se dyshja e këngëtarëve do të vijë këtë vit me një bashkëpunim e duke mos lënë pas faktin që gëzon një respekt të veçantë për artisten e madhe. “Aurela faleminderit për shpërndarjen në radhë të parë. Më bëhet shumë qejfi që të pëlqeu. Së dyti sivjet do bëjmë diçka shumë të madhe bashkë siç e kemi folur shumë herë. Je artiste e madhe dhe njeri shumë i mirë. Gëzohem shumë që kam respektin tuaj”, komentoi ai.

49949846 1201345673351486 892766015409094656 n 300x290