Ajo është një nga këngëtaret më të mira shqiptare dhe një nga personazhet që nuk ngurron asnjëherë të japë mendimin e saj. Aurela Gaçe këtë herë ka bërë një veprim i cili i ka zbukuruar ditën një prej fanseve të saj. Lindita është vajza e cila e ka ndjekur këngëtaren vlonjate në çdo projekt të sajin, por momentalisht është e shtruar në spital pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.
Aurela së bashku me Sidrit Bejlerin, janë veshur si mjekë dhe kanë vendosur të vizitojnë Linditën. Në postimin e saj në Instagram, këngëtarja shkruan: “Jeta është e bukur dhe këtë na e kujtojnë përditë këta njerëz që luftojnë me sëmundjen. Forca e kësaj gruaje bëri të mendoj, të dua shumë. Nëse smundemi të ndryshojmë një realitet, të paktën të falim dashuri”.
Artistja e ka përjetuar dyfish më me emocion këtë takim, pasi siç ka zbuluar edhe vetë, ajo e ka përjetuar tek një pjestar i familjes sëmundjen që ka Lindita.