Aurela Gaçe: Si e kuptova që Skerdi ishte i duhuri

Showbiz

Aurela Gaçe në intervistën e saj të fundit foli për koncertin në amfiteatrin e liqenit që shënonte edhe 26-vjetorin e saj të ngjitjes në skenë. Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për familjen e saj si dhe fillimet e historisë me bashkëshortin, Skerdin.
“Na ka prezantuar Dr.Flori, në atë kohë unë po përgatitesha për albumin tim të ri i cili do të përfshinte 14 këngë. Isha e emocionuar. Dhe aty m’u gjend Skerdi. U bë menaxheri im. Shikimet tona u kryqëzuan dhe që atëherë e kuptova se ishte njeriu im,”-tregoi Aurela.
“Hera e parë kur jemi ulur në tavolinë, isha duke bërë këngën “Ca$h”, dhe po i tregoja Skerdit që jam duke folur për ato vajza që e duan atë djalin me numër me 20, duan makinë etj…
Dhe ai, shumë serioz, më thotë: “Po përse po e bën këtë këngë, cili është qëllimi?” Aty thashë se ky do jetë një nga ata që jep lekë, prandaj i dogji…” –shtoi ajo duke qeshur.
Por tashmë Aurela është e lumtur dhe mirënjohëse që e ka Skerdin në jetën e saj dhe së bashku kanë dy vajza: Grace dhe Abigail.
“Faleminderit Zotit që e solli në jetën time. Përveç se më ka bërë një njeri edhe më të lumtur, më ka bërë të them që dua të jetoj me ty. Nuk më duket sikur jam i njëjti person, sepse nuk e besoja se mund të jetoja për muaj të tërë me të njëjtin njeri. Tani, sikur ma solli Zoti në dorë, sepse është ai që bën çdo gjë, është ai që mundohet që unë të dal shumë mirë edhe nga ana mendore… Unë tani nuk mendoj për asgjë veç skenës”, ka përfunduar Aurela.