Aurela është një nga këngëtaret më energjike dhe të drejtpërdrejta në tregun muzikor shqiptar. Përvec talentit të padiskutueshëm në të kënduar, Aurela shquhet për batutat dhe humorin e saj. Së fundmi, ajo ka “ngacmuar” një nga mikeshat e saj më të mira, Eli Farën.
“E keni vënë re që duke ndenjur afët Elit, sikur kam marrë një si tip nuri dhe unë? Kaq vjet afët teje e s’të tërbova një herë si veten moj Eli Fara,” ka shkruajtur ajo. Dhe ka të drejtë, Aurela super energjike dhe Eli e ëmbël deri në brishtësi.