Aurela Gaçe i dedikon disa fjalë Jonida Maliqit para Eurovisionit!

Showbiz

aurela jonida
Para dsia ditësh, Jonida Maliqi performoi këngën “Tokës time” në një koncert që u mbajt në Spanjë, bashkë me artistë të tjerë pjesmarrës në festivalin europian të këtij viti.Para se të performonte Jonida, u transmetua një kolazh me këngëtarët që kanë përfaqësuar Shqipërinë ndër vite.Kështu, performancat e aristëve si Anjeza Shahini, Kejsi Tola, Rona Nishliu, Elhaida Dani, Aurela Gaçe dhe Eugent Bushpepa u shfaqën në monitor në një mini klip të realizuar nga televizion spanjoll.Aurela Gaçe e cila njihet për natyrën e saj suportuese ndaj kolegëve ka shpërdarë këtë video në llogarinë e saj në Instagram, ku shpreh emocionet e saj për këtë eksperiencë dhe i drejton disa fjalë “këshilla”, Jonidës:

“Sërish emocione nga Eurovision-i. Madridi dhe televizioni spanjoll kishte përgatitur këtë kartolinë që parapriu performancën e Jonidës! E lumtur që gjeta veten mes kolegëve, në atë që është një eksperiencë e madhe mes trysnisë në Shqipëri dhe dashurisë pa limit me fansat e vërtetë të Shqipes sonë e atyre ndërkombëtarë! Kam parë videot e Jonidës në turneun e saj dhe u emocionova me kujtimet e turneut ‘Feel the Passion’. Në ka diçka që ja vlen nga Eurovisioni, pa diskutim është dashuria që merr atje, kudo! Jonida Maliqi e dashur, në fund të eksperiencës, edhe mbas shume viteve, do të të ngelet shija e bukur e dashurisë që po merr . Ta kam thënë që në fillim, shijoje çdo sekondë. Me vendin tënd mbi shpatulla, gjithmonë e fortë”.Sigurisht Jonida Maliqi është ndjerë tepër e vlerësuar, pas një dedikimi të tillë dhe nuk ka nguruar për t’i kthyer një përgjigje.“Ti je e rrallë, për mos të thënë Unike. Faleminderit me zemër. Krenare kur shihja artistet ndër vite pak minuta para debutimit tim. Të dua”.-shkruan këngëtarja nën postimine publikuar nga Aurela.