Aurela Gaçe heq dorë përfundimisht nga kompeticionet muzikore…

Showbiz

Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ka treguar se për të ka ardhur momenti të heqë dorë nga kompeticionet muzikore. Pas shumë çmimesh të para dhe triumfi në kompeticione të ndryshme, Aurela ka vendosur të tërhiqet.

E pyetur për arsyen e këtij vendimi, këngëtarja ka thënë:” Nuk marr më pjesë, jo sepse nuk dua. Po të ishte për mua do të doja të rrija gjithmonë në skenë, por ka ardhur një moment që dua ta shijoj dhe të mos kem më emocionet e konkurrimit”.Ajo shtoi gjithashtu se nuk do të rreshti kurrë së kënduari dhe se nuk do ta lërë për asnjë çast muzikën, megjithatë deri tani i ka shijuar çmimet dhe sfidat e saj.