Këngëtarja vlonjate, Aurela Gace ka vendosur të pushojë ca kohë, të paktën këtë muaj, duke vendosur të mos marrë pjesë në asnjë koncert.
Lajmin ajo e dha për fansat e saj, lidhur me mungesën, teksa e bëri publik, me një mesazh në Instagram.
Ajo tha se stafi ka marrë pushim deri në muajin shkurt, por nuk përcaktoi dot një datë për rikthimin.
Pas festave të fundvitit dhe një viti të ngjeshur me koncerte, ka vendosur t’i përkushtohet disa kohë familjes.