“Aty qëndrova për 18 muaj dhe mora veten”; Drew Barrymore flet për periudhën kur u shtrua në spitalin psikiatrik

Showbiz

Drew Barrymore ka qenë e ftuar në “The Howard Stern Show” dhe ka folur hapur për një periudhë të errët të jetës së saj. Konkretisht për kohën kur ishte vetëm 13 vjeç dhe e ëma u detyrua ta shtronte në një spital psikiatrik.

“Isha jashtë kontrollit. Shkoja në festa, i vidhja makinën mamit tim, i merrja para, zhdukesha me ditë. Aq keq u bë gjendja sa ajo u detyrua të më dërgojë në një spital psikiatrik. Aty qëndrova për 18 muaj dhe mora veten.”