Festat e fundvitit duket se kanë mbërritur në shtëpinë e këngëtares dhe modeles Afërdita Dreshaj. Ajo ka postuar një video në ‘Instastory’, në të cilën shfaqet oxhaku i bardhë i zbukuruar me dekore festive të shumëllojshme dhe pema madhështore e Vitit të Ri me shumë dhurata të vendosura në të.
Një shtëpi plot klas, luksoze dhe mbi të gjitha tepër e ngrohtë, që çdokush do ta dëshironte. Afërdita këtë atmosferë të krijuar e shoqëron në sfond me këngën e Wham “Last Christmas”. Dreshaj që prej muajit qershor jeton me bashkëshortin e saj Jakub Kindl. Të dy realizuan në verë një ceremoni përrallore pranë detit, ku i thanë njëri -tjetrit “Po “.