Asli feston ditëlindjen, Murat bën gjestin më romantik të mundshëm!

Showbiz

Asli Enver dhe Murat Boz, ose e thënë ndryshe çifti më i paqendrueshëm i showbizz-it turk, më në fund po kalojnë një periudhë të qetë dhe plot dashuri. Aktorja e serialit “Nusja nga Stambolli” ka festuar mbrëmjen e djeshme 35-vjetorin e saj.

E rrethuar nga miq, familjarë dhe kolegë, Asli është “llastuar” përgjatë gjithë mbrëmjes nga urimet dhe dhuratat e shumta. Gjithsesi, dhuratën më të bukur sigurisht i takonte Murat t’ia bënte. Dhe pikërisht kështu ndodhi! Murat i ka dedikuar një këngë aktores përpara të gjithëve, në të cilën i shprehte dashurinë dhe mirënjohjen që ka kundrejt saj. Një gjest mjaft i bukur ky dhe romantik, i cili e bëri Aslin të përlotej nga lumturia.