Aslı Enver është parë së fundmi për herë të parë në publik e kapur përdore me bashkëshortin e saj Berkin Gokbudak, me të cilin prej pak kohësh po shijon martesën si edhe shtatzaninë e saj. Çifti u pyet se si ndiheshin duke jetuar kaq shumë ndryshime të mëdha në një kohë fare të shkurtër dhe Gokbudak ishte i pari që u shpreh i emocionuar dhe më shumë se i lumtur përkrah aktores, por edhe disi i tensionuar ndërsa përgatitej të bëhej baba për herë të dytë.
Aktorja, nga ana e saj shpjegoi se ishte kaq e lumtur me martesën e saj dhe gëzonte gjithashtu një raport shumë të mirë me djalin 8-vjeçar nga martesa e mëparshme e biznesmenit. “Nuk e dimë çfarë të themi. Ne bëm atë që ndjemë se duhet të bënim, koha për ne e merr vlerën pranë njëri-tjetrit” Më tej protagonistja e serialit “Nusja nga Stambolli” ka shuar kureshtjen përsa i përket mënyrës se si e mori propozimin për martesë në mënyrë aq të paparitur.
“Ishte një moment shumë i veçantë, shumë i ëmbël, nga ato momente që vijnë vetëm një herë në jetë, që nuk kërkojnë shumë fjalë dhe shpjegime, por që vetëm duhen ndjerë e përjetuar me zemër“. Lidhur me profesionin e bashkëshortes, ai u shpreh se ndihej krenar për Aslin dhe tregoi se kishte ndjekur çdo punë të saj edhe më parë. “Ajo është një aktore shumë e suksesshme dhe të gjithë e duan, unë jam me fat që ajo ndodhet pranë meje“, u shpreh në përfundim ai me krenari .