Aktorja e famshme Aslı Enver, prej një kohe të gjatë ka qëndruar larg projekteve të reja dhe ekranit, kja pasi Enver iu dedikua jetës familjare dhe rritjes së vogëlushes së saj një vjeçare. Por ditët e fundit është njoftuar se aktorja ndihet gati për tu rikthyer në sheshxhirim dhe të kompesoj mungesën e saj të gjatë në ekrane me një personazh mjaft tërheqës në një ptrojekt intrigues për shikuesit. Ajo do të rikthehet në projektin e ri me personazhin e ardhshëm qëpritet ti kthej gjithë sytë drejt saj. Deri tani është mësuar se bëhet fjalë për një serial i cili do të transmetohet në Netflix. Gjithashtu është bërë e ditur se skenari i këtij projekti është drejt përfundimit e po ashtu pak nga pak po fillojnë të zbulohen edhe emrat e aktorëve të cilët do të jenë pjesë e kastit.
Në karrigen e regjisorit do të ulet Uluç Bayraktar, i cili ka themeluar dhe drejtuar episode të serialeve shumë të sukseshme. Në ato pak detaje të mësuara deri tani rreth projektit në të cilin Asli Enver do të mbaj rolin e protagonistes, është zbuluar se seriali vendos në qendër luftën për pushtet të dy personazheve me karaktere shumë të vështira, Nihalit dhe Osmanit dhe jeta e tyre ngkason me një lojë shahu me lëvizje të ndërsjella.Historia misterioze dhe tronditëse thellë brenda pallatit bëhet objekt diskutimesh edhe për fqinjët e tyre. Xhirimet e serialit janë planifikuar të nisin në muajt në vijim, teksapubliku po pret me shumë kureshtje dhe me padurim ditën e rikthimit të aktores së famshme në ekran si dhe ‘shfletimin’ e ngjarjeve të paparashikuara në këtë projekt që mendohet të jetë një nga më të sukseshmit e sezonit të ardhshëm.