Aktorja e serialit “Nusja nga Stambolli” më në fund ka rigjetur lumturinë. Që pas rikthimit me Murat, Asli duket më e lumtur se kurrë. Jo vetëm për faktin se është sërish me personin që do, por sepse kjo periudhë ka patur veç lajme të mira për të. Çdo gjë duket se shkon për mrekulli si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal.
Prandaj, mos u habisni nëse e shihni aktoren tejet të buzëqeshur kudo. Rasti më i fundit i kapur nga paparacët, është në momentin që Asli merr një mesazh në telefon, teksa ishte duke konsumuar një kafe. Mesazhi me siguri ka qenë diçka shumë e bukur, përderisa e ka bërë aktoren të qeshë pa pushim.