Mbrëmjen e djeshme është bërë premiera e filmit më të ri ku luan Murat Boz dhe Seda Minister. Për Murat, i cili ka krijuar një karrierë si këngëtar, ky ishte një projekt shumë i rëndësishëm. Kjo pasi në projektin e tij të mëparshëm kinematografik, praktikisht Murat “dështoi” në punën e tij si aktor. Sigurisht përkrahë tij ishte dhe partnerja e tij Asli Enver.
Që pas rikthimit së bashku, miqtë e çiftit tregojnë se Asli është një nga mbështetëset më të mëdha të Murat dhe sigurohet të jetë prezent në çdo event të rëndësishëm të tij. Edhe pse aftësitë aktoriale të Aslit nuk mund të krahasohen kurrësesi me ato të Murat, ajo po mundohet ta inkurajojë dhe ta ndihmojë Muratin të përmirësohet gjithmonë e më tepër.