Asli Enver, aktorja të cilën e kemi parë në 3 sezone të serialit “Nusja nga Stambolli”, një ndër më të pëlqyerit në ekranin e Tring. Falë këtij seriali ajo zgjon interes tek një publik shumë i gjerë i cili e mbështet dhe e do!
Ajo ka ndarë në Instagramin e saj një foto nga fëmijëria me të gjithë ndjekësit. Aktorja duket shumë e qeshur dhe e embël sikurse është edhe tani . Kjo foto ka marrë pafund komente e komplimente nga të gjithë ata që e ndjekin dhe simpatizojnë…
