Asli Enver i jep fund lidhjes së saj romantike…

Showbiz

Aktorja e dashur për publikun me rolin e protagonistes në serialin “Nusja nga Stambolli”, Asli Enver dhe i dashuri i saj Sarp Batur mësohet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, ditët e fundit! Çifti ishin bashkë prej verës së kaluar edhe pse pamjet e ku ata shfaqen së bashku janë tepër të rralla, pasi ata u përpoqën ta mbajnë romancën e tyre sa më larg vëmendjes publike. Duket se lidhja a tyre e dashurisë nuk ka patur një jetë të gjatë. Sipas zërave që qarkullojnë për arsyen e kësaj ndarjeje, shkak u bë dëshira e madhe e aktores për t’u bërë nënë, ndërkohë që Batur nuk ndihej i gatshëm për një hap të tillë pas divorcit që i dha fundin një martese të mëparshme 9 vjeçare nga e cila ka një fëmijë. Ndërkohë kujtojmë se Aslı Enver u martua me kolegun e saj Birkan Sokullu në vitin 2012, por ata u divorcuan tre vjet më vonë.  E më pas ajo pati një romancë me këngëtarin Murat Boz. Flitet se aktorja ishte ajo që e kërkoi ndarjen nga Sarp. Gjithashtu, u dyshua se kjo ndarje ishte pikërisht arsyeja e pushimeve të aktores në Meksikë.