Kohë më parë kemi folur për udhëtimin e dy aktorëve të serialit “Nusja nga Stambolli” drejt Izraelit, për të takuar fansat e tyre të shumtë. Ata do të ishin gjithashtu pjesë e një koncerti, ku thjesht për prezencën e tyre do të fitonin shuma marramendëse.
Propozimi fillimisht iu bë Ozcan Deniz, i cili për paraqitjen e tij në koncert në Izrael, është paguar plot 1 milion dollarë. Më pas, listës iu shtua edhe Asli Enver, e cila u pagua 350 mijë dollarë. Pra, me pak fjalë, dy aktorët kaluan disa ditë pushimi të paguara në Izrael, takuan fansat, shijuan një koncert dhe tashmë janë gati të kthehen në Turqi me disa zero të shtuara në llogaritë e tyre bankare.