Asli Enver dhe Murat Boz shkojnë për vizitë tek familja e tij për këtë arsye…

Showbiz

Ndarja e bujshme çiftit Asli Enver-Murat Boz pas 2 vite e gjysëm lidhje pati një fund të lumtur. Vetëm 7 muaj më vonë, çifti zgjidhi çdo problem dhe lidhja u normalizua duke filluar sërisht bashkëjetesën e tyre.

Që gjërat mes tyre të shkojnë më së miri, një ndikim ndoshta e kanë pasur dhe familjarët. Ata duket se e mbështesin lidhjen e dy të rinjve. Për këtë arsye edhe Asli me Murat kanë vendosur që ato pak ditë pushimi t’i kalojnë pranë familjes së tij në Bodrum të Turqisë.