Aktorja e serialit “Nusja nga Stambolli”, Asli Enver dhe këngëtari Murat Boz, do të martohen së shpejti. Lajmi për martesën e tyre, qarkullon prej kohësh, por gjithmonë dilte një “keqkuptim” mes çiftit që e linte dasmën në plan të dytë.
Megjithatë, tashmë që Asli dhe Murat kanë rifilluar të bashkëjetojnë, duket se nuk do të ketë më shtyrje afati përsa i përket dasmës. Organizuesit e ceremonisë, konkretisht familjarët e çiftit, kanë treguar se dasma do të zhvillohet gjatë verës. Me shumë mundësi, Asli dhe Murat do të zyrtarizojnë lidhjen e tyre të dashurisë në qershor, megjithatë ende nuk është zbuluar një datë fikse për ditën e shumëpritur.