Aktorja e mirënjohur dhe shumë e pëlqyer për publikun shqiptar, Asli Enver dhe partneri i saj këngëtari Murat Boz, janë një nga çiftet më dashur të showbizit turk.
Marrëdhënia e tyre duket se po shkon shumë mirë dhe janë pothuajse gjithë kohën nën shoqërinë e njëri tjetrit. Asli është parë dje në një festë që është organizuar në pazar dhe nuk mund tu shpëtonte intervistave të gazetarëve.
Ata e pyetën rreth fjalëve që po qarkullojnë së fundmi për një projekt të përbashkët midis saj dhe Murat Boz në kinematografi. Asli u shpreh se do ta dëshironte shumë një gjë të tillë, por kjo gjë nuk bën pjesë në planet e tyre të afërta.
