Aktorja e serialit “Nusja nga Stambolli”, Asli Enver, ka vetëm pak kohë që i është rikthyer romancës së saj me Murat Boz. Por, gjërat janë tensionuar mjaft ditët e fundit. Murat është duke punuar në të njejtin projekt me këngëtaren e njohur Hadise. Bukuroshja bionde, ka postuar shpesh foto nga projekti i tyre dhe nuk ka ngurruar as të “provokojë” paksa me fotot e saj. Në njërën prej tyre, shihet Murat teksa i flet këngëtares dhe ajo e ka shoqëruar me shkrimin:”Murat, muskujt e tij dhe unë”.
Kaq ka mjaftuar që grupet e fansave të këngëtares dhe të aktores të fillojnë një “sulm virtual” kundrejt njëri-tjetrit. Sipas komenteve në rrjete sociale, veprimi i Hadises ishte provokim i hapur ndaj Aslit. Nga ana tjetër, Asli, pavarësisht se i është rikthyer bashkëjetesës me Murat, nuk ka shpërndarë asnjë foto apo dedikim për t’i uruar sukses partnerit të saj në projektin e ri. Edhe ky detaj ka bërë fansat të mendojnë se ndoshta Asli, nuk është edhe aq e lumtur për kolegët nga të cilët do jetë i rrethuar Murat.