Asli Enver dhe Ibrahim Çelikkol, në gjyq me kompaninë kinematografike!

Showbiz

asli ibrahim
Dy aktorët e njohur kanë hapur çështje gjyqësore kundrejt kompanisë Endemol, duke pretenduar kështu një dëmshpërblim. Sipas mediave turke, dy aktorët, të cilët kanë luajtur në dy filma të ndryshëm të kësaj kompanie, nuk janë paguar brenda rregullores. Ata kanë marrë një pagesë bazë dhe më pas, nuk kanë përfituar asnjë të ardhur nga fitimet që kompania nxorri si pasojë e shfaqjes së filmit nëpër shtete të ndryshme.

73de76d4 233f 46a3 aada afb3b425d85b

Si Asli Enver, ashtu edhe Ibrahim Çelikkol, kishin rolet protagoniste në këto filma. Së fundmi, mediat kanë zbuluar vendimin e gjykatës, i cili është në favor të aktorëve. Asli Enver do të marrë një dëmshpërblim prej 40 mijë dollarësh ndërsa Ibrahim do të marrë rreth 150 mijë dollarë. Nuk dihet ende nëse aktorët do të bien dakort me këto shifra dhe do t’a mbyllin çështjen, apo do të vazhdojnë më tej duke pretenduar vlera më të larta prej kompanisë.