Aslı Enver dhe Engin Akyürek, dy yjet e serialeve turke, të cilët publiku i Tring i ka admiruar për interpretimin e tyre në seriale të paharrueshme si “Nusja nga Stambolli”, “Vajza e Ambasadorit” apo “Farah”, si edhe shumë filma të mbushur me emocione të forta, mësohet se do të interpretojnë krah njëri-tjetrit në një projekt të përbashkët. Ky pojekt do të rikthej pas një kohe të gjatë aktoren Aslı Enver në sheshxhirim, pas tërheqjes së saj nga ekrani për shkak të mëmësisë, ndërsa për aktorin ky është projekti i radhës për të cilin ai do të kaloj një kohë intensive në realizimin e skenave.
Ndërkohë, është bërë e ditur se ky projekt ambicioz do të trajtojë, një histori emocionuese të shpalosur në 8 episode. Akyürek, edhe pse kanë kaluar disa ditë nga marrja e ofertës ende nuk e ka konfirmuar ende nëse pranon t’i bashkohet kastit dhe të marri përgjegjësinë e njërit prej personazheve protagoniste. Kurioziteti për përgjigjen e tij po i mban fansat e aktorit në pritje! Nëse Akyürek e pranon këtë ofertë, partneriteti i tij me Aslı Enver duket premtues dhe pritet të sjellë një sukses të garantuar dhe pëlqimin në mas të audiencës.
Kujtojmë se emri i Asli Enver u përmend si një nga pretendentet kryesore për serialin “Farah”, por ajo në atë kohë nuk e pranoi ofertën për shkak të lehonisë. Më pas u pa se Demet Ozdemir, ishte aktorja që e zëvendësoi atë dhe interpretoi personazhin e Fahras, protagonistes së serialit në krah të aktorit të famshëm Akyürek. Tani ka ngelur vetëm që të mësohet përgjigja e aktorit dhe pas kësaj, kasti dhe detajet e këtij projekti të ri do të bëhen të qarta në detaje.