Aktorja e serialit “Nusja nga Stambolli” Asli Enver dhe këngëtari/aktori Murat Boz, janë duke planifikuar dasmën e tyre. Pas shumë problemesh në marrëdhënien e tyre, duket se këtë herë dasma do të realizohet vërtet.
Për këtë gjë, po i ndihmojnë edhe familjarët e tyre, duke qenë se dy të rinjtë janë mjaft të angazhuar edhe me projektet e tyre aktuale. Sipas burimeve të mediave turke, dasma e shumëpritur është shumë afër. Çifti do të ecin drejt altarit në muajin Maj. Le të shpresojmë që këtë herë, dy të rinjtë të arrijnë të realizojnë vërtetë ceremoninë martesore dhe të mos e anulojnë atë siç patën bërë një vit më parë.