Aktorja e njohur e brezit të ri, Aslı Bekiroğlu ishte e pranishme në premierën e projektit të saj të ri. Gjatë një konference për shtyp pas ceremonisë, aktorja u shpreh se ka interpretuar me dhjetra personazhe deri më sot,shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, por ishte pikërisht roli i saj i fundit i cili i kishte rrëmbyer zemrën: “Këtë herë kam luajtur një personazh i cili ndryshonte në çdo aspekt nga personazhet që kam interpretuar deri tani, madje krejt ndryshe edhe nga personi që unë jam. Personazhi im kësaj here kishte një karakter që nuk i përshtatej asgjë, një person që nuk i pëlqen asgjë! Nuk është e lehtë për mua të mërzitem. Kjo është arsyeja përse mua më pëlqen që vazhdimisht të eksploroj në psikologjinë e personazheve që interpretoj”.
Bekiroğlu ka përmendur edhe keqkuptimin e publikut ndaj deklaratës së saj të fundit lidhur me pyetjen se si do të ishte burri ideal për të dhe përgjigjen e saj: “Nuk ka lindur ende mashkulli ideal për mua, në kohët e sotme’! Ajo sqaroi se nuk ishte tamam ajo që donte të thoshte në kuptimin e parë:” Mendoj se është keqinterpretuar! Publiku i ka dhënë një konotacion ntjetër. Ajo frazë ishte një shaka! Ajo që doja të thoja atje ishte se burrat janë të mrekullueshëm në ditët e sotme, por mua më pëlqejnë burrat e modës së vjetër, ata janë më vlerësues mdaj figurës femërore. Ndoshta zgjodha fjalët e gabuara”!