Elita Rudi dhe këngëtari Gjiko të premten e kësaj jave do të kurorëzojnë dashurinë e tyre. Për një kohë të gjatë e mbajtën të fshehur lajmin e martesës, megjithatë tashmë Elita ka filluar të zbulojë vetë disa detaje nga dasma. Ditën e djeshme ajo tregoi ftesat e dasmës që duken mjaft të veçanta dhe sigurisht në qendër të tyre është çifti. Ndërsa sot nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ Elita ka treguar se ka vendosur të jetë një nuse tradicionale, duke ndjekur ritualet e zakonshme të dasmave shqiptare.
Ajo ka gati pajën e nuses, të cilën duhet ta ketë përgatitur prej kohësh për ditën e saj të martesës. Dhuratat dhe punimet me dorë ajo i ka hapur në një dhomë për t’ja treguar të gjithëve.Duke qenë se sot pjesa më e madhe e çifteve preferojnë të bëjnë dasma moderne, Elita është përgëzuar nga të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’ për ndjekjen e traditave. Megjithatë nuk dihet nëse moderatorja dhe këngëtari do ta ruajnë traditën deri në fund të dasmës, sepse detajet e tjera do t’i zbulojmë ditën e martesës.
Lexoni gjithashtu: Pas shumë aludimeve, Seldi flet për herë të parë për ndarjen nga Mimoza!