Dy vëllezër Allen dhe Brandon Alexander, kishin disa ditë që përpiqeshin të shisnin një arush të madh në rrugët e Los Angeles. Askush nuk ishte i interesuar për arushin e tyre derisa një blerëse e famshme dhe shumë bujare u shfaq. Babai i tyre i kishtë dhënë këtë detyrë dy vogëlushëve: të shishnin arushin e tyre 2.5 metër të gjatë për 50 dollarë. Fatkeqësisht, asnjë kalimtar nuk shfaqi interes dhe dy të vegjëlit u ndjenë shumë të zhgënjyer.
Derisa papritur, një makinë ndaloi. Angelina Jolie, bashkë me vajzën e saj Shiloh, zbriti për të folur me dy djemtë dhe i bleu atyre arushin. Madje, ajo pagoi për të dyfishin e çmimit, duke i dhënë secilit nga djemve 50 dollarë. Ata qëndruan për pak kohë për të biseduar së bashku dhe për të realizuar disa fotografi. Shihini ato në galerinë e mëposhtme!